Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Benefitet e finokut

Benefitet e finokut

Finoku ka nje shije pak te embel dhe mund te gjindet ne treg qe nga vjeshta e deri ne pranveren e hershme.

Sikur edhe shume melmesa tjera, finoku permban kombinim te veqante te fitonutrienteve, te cilet i japin cilesi te larte antioksidante, duke zvogeluar keshtu inflamacionet dhe parandalojne mutacionet e qelizave kancerogjene.

Finoku eshte poashtu burim i shkelqyer i vitamines C. Vitamina C gjindet ne frutin e finokut i cili eshte antimikrobial dhe eshte gjithashtu i duhur per funksionin e sistemit imunitar.

Si burim i mire i fibrave, fruta e finokut mund te ndihmoje ne uljen e shkalles se larte te kolesterolit, duke parandaluar keshtu kancerin e zorres se trashe.  Poashtu eshte burim i mire i potasiumit, minaral ky i cili ndihmon ne uljen e shtypjes se gjakut, duke parandaluar keshtu goditjen dhe sulmin ne zemer.

Finoku eshte nje perime e cila luan rol te rendesishem ne kulturen e ushqimit ne shume vende te Evropes, posaqerisht ne France dhe Itali.

Mbi kercellin i finokut  gjinden gjethet si fije te gjelberta, prane te cilave rriten lulet qe prodhojne farat e finokut. Keto fije mund te keputen nga kercelli dhe te mbahen te mbeshtjellura mire ne ene ku nuk deperton ajri, dhe ashtu mund te qendrojne rreth 1-2 jave ne frigorifer, dhe pastaj mund te shtohen siper sallatave apo si dekorim per ngjyre ne ushqime te ndryshme. Te gjitha pjeset e finokut jane te ngreneshme.

Finoku kualitativ ka frut te paster, te forte dhe solid, pa shenja te plasaritura apo njolla. Kercelli dhe gjethet duhet te jene te gjelberta.

Finoku duhet te mbahet ne frigorifer. Me se miri eshte te konsumohet menjehere pas blerjes sepse shume shpejte fillon te vjetrohet dhe e humb shijen. Farat e thara te finokut duhet te mbahen ne ene te mbyllur mire dhe ashtu mund te qendrojne rreth 6 muaj.

 

Pasta me finok

Pasta me finok

Benefitet e kale

Benefitet e kale

0